Luan Krasniqi: Josha do ta fitojë rimeçin ndaj Ruizit

05 dhjetor 2019 | 13:10

Ish-kampion evropian në kategorinë e rëndë të boksit, Luan Krasniqi, ka thënë se Anthony Joshua do ta fitojë rimeçin e shumëpritur me Andy Ruiz Jr, të shtunën në Arabinë Saudite, dhe si rrjedhojë do t’i kthejë në pronësi titujt e humbur IBF, WBA dhe WBO.

“Kemi mendime shumë ta ndara për atë se kush do ta fitojë rimeçin, edhe unë jam njëri nga ta. Personalisht, mendoj se Anthony Joshua do të dalë nga ringu si fitues”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

“Megjithatë, është e nevojshme që ai (Joshua) të boksojë mençur dhe me kontroll”, ka shtuar Krasniqi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi është duke u interesuar për transferimin e një…